Alarm për bombë në disa shkolla, deklarohet Policia

Në disa shkolla të Kosovës ka pasur alarm për bombë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Policia e Kosovës ka deklaruar se këto kërcënime janë bërë në 30 lokacione dhe kanë rezultuar të jenë kërcënime të rrejshme.
Sipas Policisë këto kërcënime janë pranuar përmes formës elektronike dhe linjave telefonike.
“Referuar informacioneve të pranuara, Policia e Kosovës menjëherë ka ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme policore në funksion të trajtimit dhe hetimit të këtyre rasteve, duke angazhuar njësitet relevante policore, përfshirë ato për trajtimin e materieve shpërthyese dhe njësitin me qenë (K-9)”, thuhet në një komunikatë të Policisë.
Policia, po ashtu ka ndërmarr veprime konkrete duke evakuuar personat në perimetrat e sigurisë, përderisa do të vazhdojë angazhimin e saj në ruajtjen e rendit kushtetues, garantimin sigurisë në nivel vendi si dhe ofrimin e sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve pa dallime./21Media

Back to top button