Kim akuzohet për më shumë dëmtime të fustanit të Marilyn Monroe
Një muze në SHBA po përballet me kritika tjera për lejimin e Kim Kardashian të veshë fustanin ikonik të Marilyn Monroe, pasi në fotografitë e reja u zbuluan më shumë dëmtime në të.
Fustani, të cilin Kardashian e veshi në Met Gala në maj, tani ka pëlhurë të shtrirë dhe kristalet që i mungojnë.
Pronari aktual i tij, Ripley’s Believe It or Not, po përballet me kritika për dështimin në kujdesin e duhur për fustanin e Monroe.
Monroe e veshi atë kur i këndoi “Gëzuar ditëlindjen” Presidentit Kennedy në 1962.
Scott Fortner, i cili ka kuruar koleksionin e tij privat të artefakteve të Marilyn Monroe, postoi foto në internet që ai tha se tregonin dëme “të konsiderueshme” pasi iu dha hua yllit të TV realitet.
Imazhe të tjera janë shpërndarë tani në internet nga autori Darrell Rooney që supozohet se tregojnë dëmtime në rripat e shpatullave të fustanit.
Ndërkaq, Kardashian ka deklaruar se e ka veshur fustanin e Monroes për disa minuta dhe nuk është ulur fare derisa e mbante të veshur./21Media
View this post on Instagram