Alarme për bomba në Ministrinë e Jashtme, Qendrën Tregtare dhe disa shkolla

Në mëngjesin e sotëm, njoftime për bomba të vendosura kanë mbërritur në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Qendrën Tregtare të qytetit dhe disa shkolla të mesme në Shkup, Maqedoni e Veriut.
“Ju informojmë se Ministria e Punëve të Jashtme ka marrë informacion me e-mail se në objekt janë vendosur mjete shpërthyese. Ministria ka njoftuar menjëherë shërbimet përkatëse në MPB, sipas udhëzimeve të të cilave ambienti është evakuuar menjëherë. Sipas protokolleve të sigurisë, sapo të krijohen kushtet e duhura, punonjësit do të kthehen në punë”, njofton MPJ.
Raportime për mjete shpërthyese të vendosura kanë mbërritur edhe në GTC, gjimnazet “Josip Broz-Tito”, “Orce Nikolov” dhe “Nikola Karev”.
Ekipet e MPB-së tashmë janë në terren dhe po ndërmarrin aktivitete për kontrollin e objekteve.
Krahas raportimeve anonime për bomba të vendosura në shkollat ​​e mesme dhe fillore, javën e kaluar ka pasur edhe kërcënime me bomba në institucione dhe qendra tregtare./TV21

Back to top button