CNN: Kosova bën thirrje për ndërhyrje të NATO-s pas një fundjave me tensione në rritje

Një ndër televizionet më prestigjioze, CNN i ka kushtuar një artikull tensioneve të fundit në veri të vendit.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti u ka bërë thirrje trupave paqeruajtëse të NATO-s që të ndërhyjnë pasi protestuesit e pakicës serbe bllokuan rrugët dhe personat të armatosur shkëmbyen zjarr me Policinë, gjatë fundjavës mes tensioneve në rritje në veri të vendit.
Në një konferencë për media në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë të dielën, kryeministri Kurti kërkoi nga Forca e Kosovës(KFOR), një forcë paqeruajtëse ndërkombëtare e udhëhequr nga NATO, të garantojë ‘lirinë e lëvizjes’ pasi ai akuzoi “bandat kriminale” për bllokimin e rrugëve.
Një paqe e brishtë është ruajtuar në Kosovës që kur shpalli pavarësinë nga Serbia, në vitin 2008 pas luftës së viteve 1998-99, në të cilën NATO ndërhyri për të mbrojtur shumicën shqiptare të Kosovës. Serbia nuk njeh pavarësinë e Kosovës.
Në javët e fundit, minoriteti serb në Kosovën veriore i janë përgjigjur me rezistencë të dhunshme lëvizjeve të Prishtinës që ata i shohin si antiserbe.
Të shtunën, protestuesit serbë bllokuan rrugët kryesore pas arrestimit të një ish-polici serb. Policia e Kosovës më vonë u vu nën zjarrin me armë të lehta në disa lokacione dhe u kundërpërgjigj në vetëmbrojtje, tha forca në një njoftim për shtyp.
Ndërkohë, një granatë trullosës është hedhur në veturën e EULEX-it, misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë. Nuk ka pasur të lënduar.
Ish-oficeri i Policisë është “akuzuar për kryerjen e akteve terroriste dhe sulmin ndaj rendit kushtetues” sipas autoriteteve kosovare, të cilat akuzojnë atë për organizimin e sulmeve ndaj komisionit zgjedhor dhe Policisë së vendit.
Pas shpërthimit, BE, ShBA-të dhe NATO kërkuan përmbajtje nga të dyja palët dhe kërkuan heqjen e barrikadave.
Autoritetet kosovare gjithashtu shtynë zgjedhjet lokale për në prill që do të mbaheshin fundjavën e ardhshme.
Presidenti serb, Alekasandar Vuçiq tha të shtunën se Beogradi do t’i kërkonte KFOR-it që ta lejonte Serbinë të vendoste ushtrinë dhe Policinë e Kosovës, por pranoi se nuk kishte asnjë shans për t’u dhënë leje.
Të dielën, Vuçiq tha se Serbia kërkoi lirimin e serbëve të arrestuar nga veriu i Kosovës, por gjithashtu kërkon të ulë tensionet në rajon.
Vuçiq akuzoi autoritetet në Kosovë dhe kryeministrin Kurti për nxitje të tensioneve duke bërë “lëvizje të panumërta të njëanshme”.
“Sa herë që dikush mendon se kemi diçka të zgjidhur, shfaqet një problem tjetër”, tha Vuçiq.
Kryetarët serbë në komunat veriore të Kosovës, së bashku me rreth 600 policë, dhanë dorëheqje muajin e kaluar në shenjë proteste ndaj një lëvizjeje të qeverisë së Kosovës për të zëvendësuar targat e makinave të lëshuara nga Beogradi me ato të lëshuara nga Prishtina
Vuçiq kërkoi lirimin e serbëve të Kosovës të arrestuar së fundmi dhe tërheqjen e policisë së Kosovës, në përputhje me një marrëveshje të ndërmjetësuar nga BE që përcakton pëlqimin e kryetarëve serbë në zonë.
“Policia e Kosovës nuk ka çfarë të bëjë në veri…veçanërisht njerëz të armatosur…deri në dhëmbë. Kjo shkakton shqetësim dhe frikë te popullata serbe”, tha Vuçiq.
Beogradi dhe Prishtina po zhvillojnë bisedime në Bruksel për të tentuar të normalizojnë marrëdhëniet dhe BE ka paraqitur tashmë një plan./21Media

Back to top button