Alarme të reja për bomba, vijojnë kontrollet në katër shkolla

Sot rreth orës 14:00 Në SPB Shkup është marrë një denoncim se në e-mail adresat e katër shkollave (deri në këtë moment) në Shkup është dërguar kërcënim për bombë të vendosur.
“Menjëherë pas denoncimit të marrë, nga nëpunësit policore janë ndërmarrë masa për evakuimin e suksesshëm të shkollave. Në vijim janë kontrollet antiterroriste dhe janë duke u ndërmarrë masa për zbardhjen e rastit”, informuan nga MPB, shkruan TV21./21Media

Back to top button