Alarmi për bombë në një diskotekë në Prishtinë, Policia: Alarm i rrejshëm

Alarm i rrejshëm doli të jetë një raportim për bombë në një diskotekë në Prishtinë në mesnatën e së martes.

Kështu tha për portalin rtv21.tv Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

“Sot ereth orës 00:10 është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në një lokal në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situaten. Pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, informata ka rezultuar të jetë e rrejshme, andaj me urdhër të prokurorit është iniciuar rast Lajmërim apo kallëzim i rremë”, tha ajo./21Media

Back to top button