Alban Hyseni i VV-së prezantoi programin për Gjilanin
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Gjilanit, Alban Hyseni sonte në RTV21 prezantoi programin qeverisës.
Hyseni përmendi fushat, në të cilat do të bazohet programi i tyre për komunën e Gjilanit.
Në garë për kryetar të Gjilanit janë gjashtë kandidatë: Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës garon Nazim Gagica, nga Lëvizja Vetëvendosje Alban Hyseni, nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lutfi Haziri, i cili në mandatin e kaluar ka qenë kryetar komune, kurse Partia Demokratike e Kosovës këtë pozitë ia ka besuar Leonora Morina-Bunjakut. Në garë për kryetar të Gjilanit janë edhe dy kandidatë të pavarur, Gani Neziri dhe Lulzim Bexheti.
Në Gjilan janë 101 mijë e 62 qytetarë me të drejtë vote në zgjedhjet lokale të 17 tetorit./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?