Alban Ramosaj publikoi këngën “Love Letter”

 
Këngëtari Alban Ramosaj ka publikuar sonte një projekt të ri muzikor.
“Love Letter (N’Tiranë prej Berlini)”, titullohet kënga e re nga Albani.
Për muzikën dhe tekstin e kësaj këngë është përkujdesur vet këngëtari, ndërsa miksimin dhe masterizimin e ka bërë Marko Polo.
“Pak ritëm e poezi për ju. S’më le sedra të them shumë gjëra, më mirë po ju jap një këngë. Tjerat ja lej kohës”, ka shkruar këngëtari në Instagram pas publikimit të këngës.

Albani Ramosaj ishte pjesëmarrës në Festivalin e Këngës në RTSH, ku doli fituese Ronela Hajati me këngën “Sekret”, ndërkaq Ramosaj u rëndit i dyti me këngën “Theje”./21Media

 

Back to top button