Alban Ukaj viziton pavijonin e Kosovës në Kanë

Aktori i njohur nga Kosova, Alban Ukaj, njëherit ndër aktorët kryesor të filmit “Tori dhe Lokita” që shfaqi premierën mbrëmë në Kanë, vizitoi sot pavijonin e Kosovës në tregun e filmit Marché du Film.
Ukaj ndau detaje nga eksperienca e tij e dytë e punës me vëllezërit Dardenne.
Qendra Kinematografike e Kosovës(QKK) e njoftoi për punën që po bëjnë në promovimin e portfolios së filmave të Kosovës, marrëveshjet ndërshtetërore për bashkëprodhim, dhe reformimin e sektorit të kinematografisë.
“E falenderojmë Albanin për fjalët e energjinë inkurajuese, dhe i jemi mirënjohës që vazhdon të realizoj rrole të rëndësishme në projekte të cilat përmes kinemasë kanë mision të na bëjnë të reflektojmë për kulturën dhe sistemet shpeshherë të padrejta që kemi ndërtuar si shoqëri evropiane dhe botërore”, thuhet në shkrimin e QKK-së në Facebook./21Media

Back to top button