Albanit i ndodh e papritura në Stamboll!

Artisti shqiptar, Alban Ramosaj ndodhet në Stamboll të Turqisë.
Gjersa ecte rrugëve të Stambollit, ndalet nga një blogere, ku ajo ia bën disa pyetje, e Albani i përgjigjet pa hezitim.
“Unë jam nga Shqipëria”, “Unë mund të këndoj për ty”, janë disa nga përgjigjet e Albanit.
Tutje, rrugës dikush thotë “Ai është një yll në Shqipëri”, gjersa vajza e pyet “Pra, ti je një këngëtar i njohur në Shqipëri?”
“Paksa” – i përgjigjet Albani.
Më pas Ramosaj thotë se mund të këndojë për të dhe nis të interpretojë këngën e famshme të Whitney Houston, “I Will Always Love You”.
Pasi shijon performancën dhe këndon bashkë me të, blogerja turke e komplimenton artistin shqiptar, pasi siç thotë ajo kjo këngë është e vështirë për t’u kënduar, veçanërisht nga një zë mashkullor./21Media

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Özlem Özdemir (@ozlem.ozdemirr)

Back to top button