Albena Reshtaj i bashkohet Listës Guxo

Deputetja Albena Reshitaj i është bashkuar Partisë “Guxo”,

Këtë e ka bërë të ditur Kryetarja Donika Gërvalla  përmes një postimi në Facebook.

“Mirë se vjen në Partinë Guxo, Prof. Dr. Albena Reshitaj! Një grua e fortë, me profesionalizëm të dëshmuar, i bashkohet Partisë Guxo. E rritur në një familje që mishëron vlerat patriotike dhe përkushtimin profesional, prof. Dr. Albena Reshitaj ka dëshmuar vendosmëri dhe lidership në kohët kur Kosovës i nevojiteshin më shumë se kurrë stabiliteti dhe reformat. Angazhimi i saj i guximshëm ka lënë gjurmë, si në politikë ashtu edhe në shoqëri, duke i kthyer profesionalizmin dhe integritetin në shtylla të veprimtarisë së saj. Së bashku do të punojmë me guxim e vendosmëri për një Republikë të fortë e të zhvilluar të Kosovës”, ka shkruar Gërvalla.

Reshitaj ka qenë deputete e pavarur, derisa paraprakisht ishte pjesë e AAK-së e po ashtu edhe e AKR-së./21Media

Back to top button