Zyrtari i NATO-s kërkon hetim të plotë dhe transparent për sulmin në Ibër-Lepenc
Zëdhënësja e e NATO-s, Farah Dakhlallah ka dhënë detaje rreth takimit të Ndihmëssëkretarit të NATO-s Tom Goffus me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani.
Sipas njoftimit Goffus dhe Osmani, kanë diskutuar edhe për sulmin e 29 nëntorit në kanalin e Ibër-Lepencit. Goffus e ka dënuar këtë sulm të shkaktuar në infrastrukturën kritike, në fshatin Varagë të Zubin Potokut.
Ndihmëssekretari i Aleancës Veriatlantike po ashtu ka kërkuar hetim të plotë dhe transparent lidhur me ngjarjen.
“Të gjitha faktet duhet të vërtetohen përmes një hetimi transparent dhe të plotë. KFOR-i mbetet vigjilent. Koordinimi me KFOR-in është kyç për stabilitetin rajonal”, citohet të ketë thënë ai./21Media
ASG Tom Goffus met w/ @VjosaOsmaniPRKS at #NATO HQ. He condemned Friday’s attack on critical infrastructure in Zubin-Potok. All facts must be established through a transparent & full investigation. KFOR remains vigilant. Coordination w/ KFOR is key to regional stability. pic.twitter.com/PF73ePbREu
— NATO Spokesperson Farah Dakhlallah (@NATOpress) December 5, 2024