Alberit Sopa fitoi 10 mijë euro, ia qëlloi numrin e banorëve rezidentë në Kosovë

Alberit Sopa, është shpallur fitues i lojës shpërblyese të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), prej 10,000 eurosh.

Ai kishte supozuar se numri total do të jetë 1 milionë e 586 mijë 640, duke iu afruar më së shumti numrit sipas ASK-së.

Loja shpërblyese ishte e hapur në platformën “e-Kosova”, derisa numri total i pjesëmarrësve në Lojën Shpërblyese është 23 mijë e 494.

ASK-ja ka bërë të ditur se nga rezultatet preliminare, 1,589,659 banorë është numri i popullsisë në Kosovë, sipas procesit të regjistrimit nga Agjencia e Statistikave të Kosovës./21Media

Back to top button