Albin Kurti kandidat i VV-së për kryeministër

Sipas Ymerit qeverisja aktuale do ta marrë ndëshkimin me 11 qershor

Kryetari i VV-së, Visar Ymeri në një konferencë për media tha se kjo parti ka mundësinë, sinqeritetin dhe vullnetin për të ndryshuar Kosovën, duke shtuar se qeverisaj aktuale do ta marrë ndëshkimin më 11 qershor.

Ymeri po ashtu bëri të ditur se kandidat i VV-së për kryeministër është ish-lideri i kësaj partie, Albin Kurti. “Sot e kemi mbledhjen e Këshillit të përgjithshëm ku do të votohet edhe lista edhe kandidati jonë për kryeministër”, tha Ymeri, duke shtuar se kandidati i cili i ka të gjitha atributet për të sjellë ndryshimin në Kosovë është Albin Kurti dhe do ta drejtojë listën dhe LVV-në në këtë fushatë.

I pyetur pë bashkëpunimet që kanë pasur me parti tjera, Ymeri tha që kanë bashkëpunuar dhe janë të lumtur që bashkëpunimi i tyre në protesta ka arritur të ndalë dy marrëveshje të rëndësishme për vendin. ‘’Tash për tash kur folim për vendime, jemi të sigurte që vetëm një rreshtim është i drejtë, ai rreshtim është me Lëvizjen Vetëvendosje’’, përfundoi Ymeri./21Media

Back to top button