Cakolli: LVV-ja me rënie në përqindje në të gjitha komunat

Eugen Cakolli nga KDI-ja, ka publikuar një analizë krahasuese të rezultateve preliminare të zgjedhjeve të fundit me ato të 28 dhjetorit 2025, duke theksuar ndryshime të dukshme në përqindjet e subjekteve politike në nivel komunal.
Reagimi i plotë:
Përveç dallimeve në numrin e përgjithshëm të votave, që normalisht reflektojnë daljen dukshëm më të ulët në zgjedhjet e djeshme, rezultatet në nivel komune tregojnë edhe disa lëvizje interesante në përqindjet e subjekteve politike.
Nëse krahasohen rezultatet preliminare të zgjedhjeve të djeshme me ato të 28 dhjetorit 2025, sipas tabelës së mëposhtme, dalin disa gjetje interesante:
– 𝐋𝐕-ja𝐕 ka pësuar rënie në përqindje në secilën prej 38 komunave të Kosovës. Ndonëse mbetet partia e parë në shumicën e tyre (31 sosh), rënia është evidente – duke humbur edhe primatin në tri komuna. Rëniet më të theksuara, LVV-ja i ka në Suharekë (-14.54 pikë përqindje), Mamushë (-14.07), Junik (-10.30) dhe Rahovec (-10.23).
– 𝐋𝐃𝐊-ja ka shënuar rritje në përqindje në 35 komuna. Rritjet më të mëdha, LDK-ja i ka në Istog (+10.6 pikë përqindje), Malishevë (+9.2), Junik (+8.6), Suharekë (+8.2) dhe Rahovec (+7.7).
– 𝐏𝐃𝐊-ja duket më stabile, dhe për dallim nga partitë tjera, lëvizjet në shumicën e komunave i ka relativisht të vogla. PDK-ja ka shënuar rënie në 21 komuna, ndërsa në 16 të tjera ka shënuar rritje. PDK-ja ka shënuar rritjen më të madhe në komunën e Malishevës me rreth 22 pikë përqindje – që është lëvizja më e madhe komunale e evidentuar në këto zgjedhje
– 𝐀𝐀𝐊-ja ka rritur përqindjen e votave në 30 komuna, ndonëse në shumicën prej tyre në përqindje simbolike. Rritjet më të mëdha, AAK-ja i ka shënuar në Suharekë (+9.2 pikë përqindje), Deçan (+7.6), Rahovec (+6.5), Junik (+6.2) dhe Gjakovë (+4.5).
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?