Albin Kurti pranon detyrën si kryeministër i Kosovës

Pacolli uron Kurtin

Me një ceremoni solemne, në mungesë të ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj, ish-zëvendëskryeministri i parë, Behgjet Pacolli i ka dorëzuar postin kryeministrit të ri, Albin Kurtit.

Hapat e parë drejtë Qeverisë, Kurti i bëri duke ecur mbi tepihun e kuq dhe nën interpretimin e himnit shtetëror të Kosovës dhe nën përshëndetjen e gardës ceremoniale të FSK-së të cilët ishin rreshtuar për nder të tij.

Pas kësaj ceremonie u zhvillua takimi në mes Pacollit dhe Kurtit, ku në këtë rast është bërë edhe pranim-dorëzimi formal i detyrës së kryeministrit të Qeverisë së së Kosovës.

Pacolli gjatë fjalimit me Kurtin, tha se “Kosovën e presin sfida të mëdha. Personalisht, s’do të kursehem për asgjë gjatë këtij mandati. Ju dëshiroj rrugëtim të mbarë, mbi të gjitha shëndetin”.

Kurti pritet të mbajë sot mbledhjen e parë të Qeverisë./21Media

Back to top button