Albin Kurti pritet me brohorima nga qytetarët në Skënderaj

 

 

Albin Kurti, kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, ka vizituar pasditen e sotme Komunën e Skënderajt.

Gjatë vizitës, një grup qytetarëve kanë brohitur ish-emrin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ku për këtë është vërejtur edhe një numër i madh i Njësisë Speciale të Kosovës, të cilët i kanë mundësuar Kurtit, të zhvillojë tubimin me qytetarët të cilët e përkrahin atë.

Në disa pamje që kanë rrjedhur në rrjetet sociale, qytetarët po ashtu dëgjohen duke brohoritur edhe “UÇK”

Pamjet janë nga sheshi i Skenderajt, përkatësisht përballë zyrës së degës së PDK-së, teksa Kurti po hynte në një kafiteri afër.

Këto sulme ndaj Kurtit, kreu i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri nuk po i sheh serioze. Ai në një prononcim tha se e gjithë Drenica është me Kurtin.

“Një mund t’ua them se e gjithë Drenica është me Kurtin. Unë po shoh entuziazëm, krejt janë çu në këmbë dhe janë kthy nga Albin Kurti”, tha Bahtiri.

Ndërkaq, dega e PDK-së në Skënderaj ka reaguar pas vizitës së Kurtit në atë vend. Madje ata këtë vizitë e konsiderojnë të papranueshme të shoqëruar nga Njësia Speciale e Policisë së Kosovës.

“Tentimi për ta paraqitur Skënderajn si zonë me rrezikshmëri është i kahmotshëm, edhe për kundër se Skenderaj që nga paslufta, bazuar në raportet zyrtare ka qenë dhe vazhdon te jetë zona më e sigurt në Kosovë. Kjo lloj vizite dëshmon se Albin Kurti nuk po zgjedh mënyra dhe forma për të përfituar elektoralisht, edhe duke përdorur forcat e rendit. Situata e sotme në Skënderaj ishte krejtësisht e inskenuar dhe me skenar dashakeq”, thuhet në reagimin e PDK-së./21Media

 

 

Back to top button