Jashari: Skënderaj është i të gjithë shqiptarëve

 

 

Kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk është pritur mirë në Komunën e Skënderajt.

Një grup i qytetarëve kanë brohitur ish-emrin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ku për këtë është vërejtur edhe një numër i madh i Njësisë Speciale të Kosovës, të cilët i kanë mundësuar Kurtit, të zhvillojë tubimin me qytetarët të cilët e përkrahin atë.

Pas kësaj, kryetari i Komunës së Skënderajt, Bekim Jashari ka reaguar menjëherë.

Ai ka thënë se “komuna që ai udhëheq është e të gjithë shqiptarëve që ia duan të mirën vendit, andaj secili nga ta është i lirë dhe i mirëseardhur kurdo dhe pa asnjë brengë”.

“Jetojmë në kohën e pluralizmit politik, në kohën e demokracisë liberale, ku mendimi i lirë politik, bindja politike është e drejtë fundamentale dhe e garantuar me ligj.Secili nga Ne ka të drejtë të shprehë bindjet e tij politike e partiake, në menyrë demokratike kudo në Kosovë. Shoqëria jonë, bazuar në sfidat e së kaluarës, më së miri i di dhe i vlerëson liritë dhe të drejtat e njeriut.Komuna që unë udhëheq, është e të gjithë shqiptarëve që ia duan të mirën vendit, andaj secili nga ta është i lirë dhe i mirëseardhur kurdo dhe pa asnjë brengë.Për këtë kam punuar dhe do të vazhdoj të punoj pa rreshtur”, ka thënë Jashari./21Media

Back to top button