Albina Kelmendi: Akrepat e orës sa vijnë e afrohen rrahjet e zemrës vijnë e shtohen

Sonte mbahet nata finale e Eurovision 2023. Pjesë e finales së madhe këtë vit është edhe Shqipëria.

Shqipëria, përfaqësohet nga Albina Kelmendi dhe familja e saj me këngën “Duje”.

Albina pak orë para fillimit të finales ka bërë një reagim në rrjete sociale duke kërkuar votat e shqiptarëve.

“Akrepat e orës sa vijnë e afrohen rrahjet e zemrës vijnë e shtohen”, ka shkruar ajo.

Performanca e Albines dhe Familjes Kelmendi  në bazë të klikimeve në Youtube është një ndër më të  shikuarat. Aktualisht ka arritur 1 milion klikime, derisa shifra milionshe  kanë kapur edhe Izraeli, Kroacia, Norvegjia, Suedia, Italia, Çekia.

Albina dhe familje e saj sonte do të përformojnë të dhjetit në radhë./21Media

Back to top button