Milani assesi të këndellet, mposhtet nga Spezia

Pas humbjes 2:0 në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve kundër Interit, Milani ka vazhduar me humbje edhe sot kundër Spezias.

Pas plotë 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Alberto Picco”, Spezia e ka mposhtur Milanin me rezultat solid 2:0.

Golat për vendasit i shënuan Przemyslaw Wisniewski (minuta e 75’) dhe Salvatore Esposito (minuta e 85’).

Me këtë humbje Milani bën një hap prapa top 4 në Serie A, ku zë vendin e pestë me 61 pikë, dy sosh më pak se Interi në vendin e katërt me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Në anën tjetër, Spezia tani ngjitet në kuotën e 30 pikëve në vendin e 18, aq sa ka edhe Verona në vendin e 17.

Rezultati final, 2:0 në favor të Spezias.

Back to top button