Albina Kelmendi paralajmëron projekte të reja

Këngëtarja shqiptare, Albina Kelmendi ka paralajmëruar se për fundvit do të sjellë tri projekte të reja.

Përmes një Insta-story ajo është shprehur se do të publikojë tre këngët të cilat i ka shumë përzemër.

“Jom e sigurt që ju ka marrë malli edhe juve me dëgju kangë të tilla” ka shkruar Kelmendi, transmeton rtv21.tv.

Albina dy javë më parë ka publikuar projektin e saj të titulluar “N’ball te Arberit“, ku ka arritur 86 mijë shikime në Youtube.

Kujtojmë se me hitin “Duje” në bashkëpunim me familjen e saj Albina ka përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion 2023, ku ka arritur deri në finale./21Media

Back to top button