Policia shpall në kërkim Korab Gashin, i arratisuri në grabitjen e argjendarisë në Suharekë

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Korab (Zeqir) Gashi, i lindur më 1 mars 1982, i cili ndodhet në arrati, për shkak të grabitjes së armatosur dhe plagosjes së zyrtarit policor më datën 22 nëntor 2023 në një argjendari në Suharekë.

Për identifikimin dhe arrestimin e tij policia kërkon bashkëpunimin e të gjithë atyre që kanë informata të rëndësishme. Të gjitha informatat do të trajtohen në mënyrë konfidencale nga ana e policisë.

Numrat kontaktues: 192 ose 080019999 ose përmes e-mail adresës elektronike: info@kosovopolice.com

Ndryshe, Korab Gashi arriti të arratiset dy javë më parë nga aksioni i policisë për kapjen e të dyshuarve për grabitjen e armatosur në një argjendari në Suharekë. Gjatë konfrontimit me policinë, mbeti i vrarë vëllau i Korabit, Dukagjin Gashi.

Back to top button