Albina Kelmendi pas kualifikimit në finale: E dija, ju kam ndjerë që jeni me mua që nga Dhjetori

Albina dhe Familja Kelmendi i siguruan finalen Shqipërisë në Festivalin e Këngës Eurovizion 2023 që të do mbahet të shtunën, më 13 maj.

Albina pas finales është shprehur falënderuese për të gjithë ata që e votuan. Ajo ka publikuar një video në Facebook bashkë me familjen e saj ku kanë shprehur të gjitha emocionet pozitive, shkruan portali trtv21.tv.

“E kam zemrën plot! Emocione unike e shumë të mëdha! E dija, ju kam ndjerë që jeni me mua që nga Dhjetori e deri me sot. Kam besuar që bashke do t’ja dilnim e ja ku jemi! Bashkë drejt finales, me ju të shtunën plot krenari e sukses! Ju dua”, ka shkruar Kelmendi.

Albina dhe familja e saj do të performojnë të dhjetit në radhë në finales e 13 majit./21Media

Back to top button