Albina: Mbështetja e popullit tim na bëri fitues në qëllimet tona të prezantimit në Eurovision
Këngëtarja e njohur, Albina Kelmendi ka reaguar për herë të parë pas përfundimit të Eurovisionit, duke thënë se është një ëndërr e realizuar dhe ka falënderuar të gjithë për mbështetjen.
Albina ka thënë se fjalët janë të pakta për falënderime për të gjithë përkrahësit që iu dhanë mbështetje.
”Mbeshtetja e popullit tim dhe te tjereve na bëri fitues ne misionin dhe qellimet tona te prezantimit ne Eurovision. Pjesemarrja jone ne Eurovision dhe kjo eksperience e familjes time eshte dhe do te mbetet enderr e realizuar ne menyren me te mirë fale jush! Ne jemi te lumtur dhe krenare qe arritem ta perfaqesojme Shqiperine me vlerat tona artistike, autentike, humane e shpirterore! Une, familja ime, kompozitori dhe tekstshkruesja e kesaj vepre dhe stafi jone qe punuam aq shume pa kursyer asgje nga vetja jone u shperblye me mbeshtetjen e juaj, fillimisht duke na votuar qe te shkojme ne finale dhe ne fund i treguam botes qe jemi shume, jemi Shqiptare dhe nuk ka qmim as privilegj qe na shmange nga kultura jonë. Fjalet jane te pakta te ju falenderojme dhe eshte e veshtire te gjeje fjalet e duhura ta pershkruaj gjithe dashurine qe kemi mar keto dite nga ju! Me ne dhe me Ju, Europa, Australia dhe Amerika kenduan shqip! Duajeni dhe rrespektoni njeri tjetrin, kjo eshte kultura jone. Ju perulemi dhe ju falenderojme per çdo gjë”, ka shkruar Albina.
Shqipëria u rendit në vendin e 22-të në kompeticionin e famshëm muzikor me gjithsej 76 vota, nga i cili fitues u shpall Suedia./21Media