Si të përgatisni në shtëpi lëngun e aloe verës

Xheli i aloe verës njihet ndër shekuj për vetitë e tij shëruese, por kohët e fundit nutricionistët kanë filluar të këshillojnë gjithashtu konsumin e tij në trajtë lëngu. Ndonëse era e kësaj bime mund të jetë pak e fortë, lëngu pasi i nënshtrohet disa proceseve të filtrimit e humbet atë, por vijon të ruajë vlerat e tij ushqyese të përqendruara.

Përfitimet shëndetësore të lëngut Aloe verës:

Konsumi i rregullt i lëngut të aloe verës  mund të ndihmojë në uljen e kolesterolit në gjak. Fibra e tretshme B-sitosterol shkrin molekulat e kolesterolit dhe ndihmon në nxjerrjen e tyre jashtë trupit. Duke rritur qarkullimin e gjakut, ky lëng mund të zvogëlojë sasinë e kolesterolit në gjakun tuaj dhe të parandalojë koagulimin e tij. Ky është një lajm i shkëlqyer për njerëzit me diabet, arteriosklerozë ose probleme të tjera që lidhen me zemrën.

Kur bëhet fjalë për detoksikimin, para së gjithash duhet të dini se këtë proces e bën mëlçia. Lëngu i aloe verës është një mënyrë e shkëlqyeshme për ta mbajtur mëlçinë tuaj të shëndetshme pasiështë i pasur me fitonutrientë dhe është hidratues.  Lëngu i aloe verësfalë vetive anti-mikrobike dhe antiinflamatore  ndihmon gjithashtu në trajtimin e problemeve të shëndetit oral sepse nuk është as i sheqerosur dhe as acid.

Receta e lëngut të Aloe verës të përgatitur në shtëpi

Ju nevojiten 3 gota uji dhe 1 degë Aloe vera (e madhe). Pritni 1 gjethe të madhe nga bima juaj e aloes. Hiqni shtresën e jashtme dhe me ndihmën e një luge merrni të githë xhelin e brendshëm të bimës. KUJDES: Mos merrni lëngun qumështor që mund të dalë nga bima pasi ka veti të forta laksative.  Vendoseni xhelin në një tas të vogël dhe nga ajo merrni 2 lugë gjelle xhel aloe.  Shtoni ujë dhe përziejeni me blender për të paktën 3-5 minuta. Hidheni lëngun në një gotë dhe konsumojeni.

Ju mund të shtoni xhenxhefil ose limon për t’i shtuar shije ose mund ta konsumoni në gjendjen e tij natyrore, por të jeni të vetëdijshëm për efektin e tij laksativ.

 

Back to top button