Albini e Kiana urojnë 14 vjetorin e pavarësisë: Urime nga Pekini, rroftë Kosova!
Skitarët, Albin Tahiri e Kiana Kryeziu kanë uruar 14 vjetorin e pavarësisë së Kosovës përmes një videoje, e publikuar në faqen e Komitetit Olimpik të Kosovës.
“Nga Pekini i Kinës, ju urojmë pavarësinë e Kosovës, rroftë Kosova”, dëgjohen duke thënë skitarët shqiptarë.
Ndryshe, sot(17 shkurt) festohet 14 vjetori i Kosovës Republikë.
Kujtojmë që, me sllallomin e djeshëm, përfunduan të gjitha garat për skitarët, Albin Tahiri dhe Kiana Kryeziu në LOD Pekini 2022.
Albini garoi në katër disiplina. Në lëshim ishte i 35-ti, në kombinim alpin i 15-ti, në sllallom të madh i 30-ti. Kiana garoi në sllallom të madh dhe doli e 49-ta./21Media