Nesër do të hapet edhe një pikë për vaksinim

Nesër në kryeqytet do të hapet edhe një pikë e re për vaksinim kundër Covid-19. Kështu informoi Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, e cila informoi se orari do të jetë nga e hëna në të dielën, prej orës 07:00 deri në 19:00.
“Ju njoftoj se nga nesër me dt. 18.02.2022 do të hapim edhe një pikë të re për vaksinim kundër Covid-19, në Qendrën e Mjekësisë Familjare nr.2 në Kodrën e Trimave.”, u bë e ditur në njoftim./21Media

Back to top button