Albinot Selmani, sportisti më i mirë i vitit 2023 në Obiliq

Komuna e Obiliqit përmes një ceremonie në Shtëpinë e Kulturës ka bërë përzgjedhjen e sportistëve më të mirë të vitit 2023 të kësaj komune.
Me vendimin e komisionit përzgjedhës, Kuvendi Komunal i Obiliqit vendosi që këtë vit çmimin e më të mirit të vitit t’ia dorëzojë karateistit, Albinot Selmani.
Albinot Selmani, pjesë e klubit të karatesë “Besa-Obiliq”, e mbylli vitin me katër medalje të fituara, nga garat evropiane e ndërkombëtare, si dhe në ato vendore.
Me këtë rast, për KosovaPress foli edhe kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi i cili u shpreh i lumtur që të rinjtë e këtij qyteti po merren me aktivitete sportive.
Po ashtu, Gashi apeloi te të rinjtë e Obiliqit që të merren me sport, e nëse do të jetë nevoja, komuna e tij do t’i mbështes edhe individualisht.
Më poshtë i gjeni të gjitha çmimet e fituara nga sportistët e Obiliqit në këtë ceremoni, që tanimë është tradicionale për këtë komunë.
Paragladist me perspektivë “Shqiponjat e Kastriotit” – Arbër Shala
Paragladiste me perspektivë “Shqiponjat e Kastriotit” – Anisa Shala
Futbollist me perspektivë “SH.F KEK-u” – Redon Isufaj
Karateist me perspektivë “KK PRINCI 2” – Engjëll Grajqevci
Karateist me perspektivë “KK PRINCI 2” – Rijad Malaj
Boksier me perspektivë “KB BOX Kastrioti” – Erlin Berisha
Futbollist me perspektivë “SH.F Ardhmëria” – Dion Kadriu
Futbollist me perspektivë “SH.F Urbano” – Dren Gërvalla
Hendbolliste me perspektivë “KH KEK-u” – Elisa Prapashtica
Hendbolliste me perspektivë “KH Verona” – Diellza Grajqevci
Notuese me perspektivë “KN Obiliqi” – Azra Bajrami
Futbollist me perspektivë “FC Liria 01” – Amar Grajqevci
Futbollist me perspektivë “FC Liria” – Enes Caka
Boksiere me perspektivë “KB BOX Kastrioti” – Leonit Dobratiqi
Boksier me perspektivë “KB BOX Kastrioti” – Rinor Bublica
Basketbollist me perspektivë “KB KEKU” – Diar Praniqi
Sportisti i vitit 2023 (Klubi i karatesë Besa Obiliq) – Albinot Selmani
Klubi më i suksesshëm për 2023 – FF KEK-u Veteranët
Trajneri më i mirë për 2023 – Enis Nazufi
Veteran i futbollit – Avni Shala
Punëtori sportiv – Melos Haliti
Ambasador – Tahir Morina
Veteran i boksit – Ismet Dobratiqi
Klubi i boksit Plemetini – Labinot Aliu
Veteran i kickbox – Migjen Shala
“Shqiponjat e Kastriotit” – Fanol Shala
“KK PRINCI 2” – Ensar Rushiti
“KH KEK-u” – Albulena Tërbunja
“KH VERONA” – Kaltrina Paci
“FC OBILIQI” – Kreshnik Haliti
“SH.F Ardhmëria” – Enes Hasani
“KB BOX Kastrioti” – Leona Dobratiqi
“KF KEK-u” – Besart Dushi
“KB KEKU” – Arbër Mjekiqi