Albulena Haxhiu bëhet nënë për herë të tretë

 
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është bërë nënë për herë të tretë.
Familja e ministres sot u bekua me një vajzë, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Andrra.
Lajmin për portalin rtv21 e ka konfirmuar drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Jakup Ismajli.
Ndërsa burri i Albulenës, Alban Krasniqi e ka prezantuar vajzën për miqtë virtual me një mbishkrim ku i uroi mirë se ardhje vajzës.
“Të gëzuar dhe mëse të lumtur. Andrra erdhi në jetë”, ka shkruar ai. Andrra është vajza e parë në familje, çifti ka edhe dy djem.

Ky është rasti i parë në Kosovë që një ministre bëhet nënë gjatë mandatit./21Media

Back to top button