Britney Spears humb betejën me babain e saj mbi kujdestarinë
Gjykata në Amerikë ka mohuar kërkesën e këngëtarës, Britney Spears, për të hequr babain e saj si kujdestar të saj.
Avokati i Spears shtroi kërkesën që Jamie Spears, babai i këngëtarës të mos e ketë nën kontroll më vajzën e tij.
Gjithashtu, shtruan akuza se artistja po i frikësohet babait të saj dhe kjo është njëra nga arsyet pse ajo dëshiron t’ia marrë të drejtën e kujdestarisë atij.
Gjatë fjalimit të saj për “23 Minutes”, Britney tha se ajo është droguar, është forcuar që të performojë jashtë dëshirave të saj dhe është penguar që të ketë fëmijë të tjerë, pasi që Spears është nënë e dy fëmijëve.
“Dua jetën time përsëri” tha këngëtarja.
Mirëpo, gjykata nuk mund të marrë vendim bazuar në atë çfarë ajo ka potencuar, kështu që është bërë një hulumtim i mëtutjeshëm në lidhje me rastin.
Ajo i tha gjykatës tutje se meriton të ketë një jetë të cilën do e jetojë siç ajo do dhe jo nën përkujdesje të të tjerëve.
Tutje, edhe motra e këngëtarës ka thënë që është krenare me Britney-n që ka ngritur zërin për të drejtat e veta dhe se e përkrahë këtë lëvizje të saj./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?