“Albumi më i fort në Histori”, Fero: Do të dëshpërohet çdo “artist”

 
Reperi Fero ka dhënë një lajm të mirë për fansat e muzikës së tij.
Ai ka njoftuar se ka finalizuar albumin që do të lansohet së shpejti. Gjatë këtyre ditëve ai do ta bëjë të ditur datën.
Reperi ka thënë se artistët do të dëshpërohen kur t’i dëgjojnë videot që ka ndarë me ndjekësit në Instagram.
“Albumi më i fort në Histori. Dëgjoni këto 6 video, me këto video dëshpërohet çdo “artist” që i thotë vetit “artist”, ama kjo nuk është as 5 për qind çka është ALBUMI … Zyrtare Albumi është gati të lansohet për shumë pak kohë, këto ditë ju lajmëroj për datën e lansimit”, ka shkruar Fero.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FERO (@ferofera)


Më 25 tetor, Fero ka publikuar këngën “Bella”. Ky projekt deri tani ka arritur mbi tre milionë klikime në Youtube./21Media

Back to top button