Alec dhe Hilaria Baldwin në pritje të fëmijës së shtatë

Pas afro një muaj pauzë në rrjetet sociale, Hilaria Baldëin ka njoftuar se ajo dhe bashkëshorti i saj Alec Baldëin janë në pritje të fëmijës së shtatë.
“Pas shumë uloje-ngritjeve në vitet e fundit, kemi një surprizë emocionuese e shumë të këndshme. Baldëinito po vjen këtë vjeshtë. Ishim të sigurt që familja jonë ishte e kompletuar dhe jemi shumë të lumtur nga kjo surprizë”, ka thënë Hilaria.
Alec është baba i një vajze, Ireland Balëdin – 25 vjeç, të cilën e ka me gruan e tij të parë, Kim Basinger.
Më 21 tetor të vitit të kaluar, Alec qëlloi aksidentalisht për vdekje kinematografen Halyna Hutchins gjatë xhirimeve të filmit “Rust”.
Ndërkohë që, Hilaria nuk përmendi fare incidentin tragjik, ajo tha se shtatzënia e saj është një bekim dhe një dhuratë në të tilla të pasigurta./21Media

Back to top button