Inspeksioni në aksion pas rritjes së çmimit të naftës
Pas rritjes së çmimit të naftës, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar se autoritetet po inspektojnë në terren.
“Sot në mëngjes ka pasur rritje të çmimit të derivateve të naftës. Paralajmërimet e kësaj ngjarje dhe sinkronizimi lenë hapësirë për dyshim në orkestrim të rritjes së çmimit. Autoritetet po inspektojnë në terren.”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Tutje, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë i inkurajon qytetarët të adresojnë ankesat e tyre në Departamentin për Mbrojtjen e
Konsumatorit në çdo rast që gjykojnë se ka keqpërdorim, abuzim, në çdo pikë të shitjes që e hasin këtë problem.
Sot u raportua se çmimi i naftës është shtrenjtuar për 10 centë më shumë. Prej 1.59 centë për një litër, çmimi i naftës është rritur në 1.69 centë për litër./21Media