Alex Rodriguez në lidhje të re dashurie

Alex Rodriguez ka bërë publike lidhjen e re të dashurisë.
Ai dhe Jaclyn Corderio nuk po e fshehin romancën e tyre më.
Ish-lojtari i Yankees, në fotografinë në Instagram, krahë të dashurës, pranë ka edhe vajzat e tij adoleshente, Natasha dhe Ella.
Në historinë e tij në Instagram, ai ndau edhe një foto të tij me Cordeiron para një peme Krishtlindjesh.
Është hera e parë që Rodriguez poston foto me Cordiero, një instruktore fitnesi me bazë në Kanada, e cila drejton kompaninë e saj të fitnesit.
Në nëntor, Cordeiro postoi një selfie në Instagram e veshur me një xhaketë Yankees.
“Gjërat janë shumë më të ëmbla kur prisni që frutat të piqen”, shkroi ajo. Rodriguez komentoi postimin me një emoji “100”.
Ai ndan dy vajzat e tij me ish-bashkëshorten Cynthia Scurtis, me të cilën ishte i martuar nga viti 2002 deri në vitin 2008.
Rodriguez ishte në një lidhje me Jennifer Lopez. Të dy u fejuan në vitin 2019 pas dy vitesh lidhje, por u ndanë në vitin 2021./21Media

Back to top button