Alexia Putellas fiton Topin e Artë për femra
Mesfushorja e Barcelonës, Alexia Putellas, është kurorëzuar si lojtarja më e mirë femër në botë me çmimin Topi i Artë 2022. Alexia bëhet lojtarja e parë femër që fiton Topin e Artë për femra në sezone të njëpasnjëshme pasi mposhti konkurrencën e ashpër nga Ada Hegerberg, Beth Mead dhe Lucy Bronze.
Alexia shijoi një tjetër sezon fenomenal në 2021-2022, duke fituar ligën dhe kupën dhe duke ndihmuar Barcelonën të arrinte një finalen e dytë radhazi të Ligës së Kampionëve.
Kapitenja e Barcelonës shënoi 11 gola në 10 ndeshje të Ligës së Kampionëve dhe gjithashtu shënoi 18 herë dhe dha 15 asistime nga 26 ndeshje të ligës.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?