Ali Ahmeti për TV21: Kisha bisedë të tensionuar me Zaevin, nuk pajtohem me lëvizjet e tij

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti, nuk pajtohet me vendimin e Zoran Zaevit për t’u tërhequr. Ai në një intervistë për TV21 tha se ka pasur një bisedë të tensionuar mbrëmë me Zaevin, me çka ia ka bërë me dije se nuk pajtohet me lëvizjet e tij.
“Kam pasur bisedë goxha të tensionuar mbrëmë me Zaevin, që nuk jam pajtuar me lëvizjet e tij që i ka bërë me tërheqjen e tij nga partia dhe nga kreu i Qeverisë. Ja kam bërë me dije pozicionet e forta të BDI-së. Këto janë zgjedhje lokale, ne para 1 vjeti kemi fituar zgjedhjet e përgjithshme dhe ne kemi fituar mandat për të drejtuar politikat e shtetit. Kështu që edhe sot kam pasur sërish bisedë me Zaevin me çka i kam thënë se nuk mund të bëjmë kompromise me çështje madhore, që ai të bëjë tërheqje. Të shqyrtohet në partin e tij ky vendim që për mendim timin është i paarsyeshëm dhe i ngutshëm”, tha kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti./TV21

Back to top button