Ali Ahmeti shpallet qytetar nderi i Prizrenit: Lidhja e 1878-tës vazhdon të na mbajë akoma gjallë

Kryetari i BDI-së, partisë më të madhe të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti u shpall sot “Qytetar Nderi” në Prizren.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ia dha këtë titull ish-komandantit të UÇK-së.

“Ishte nder dhe kënaqësi e veçantë të isha sot në mesin e bashkëkombasve të mi nga Prizreni dhe të pranoja titullin “Qytetar Nderi” nga kryetari i komunës z. Shaqir Totaj dhe ansambleistët komunal.
Në kohërat vendimtare të lëvizjes sonë kombëtare, Prizreni ka qenë dhe mbetet vatër që na ka bashkuar rreth idealit të lirisë dhe ruajtjes së indit tonë kombëtar”, shkroi Ahmeti në “Facebook”.

Tutje, ai përmendi edhe lidhjet e viteve 87-ta të cilat tha se vazhdojnë të na mbajnë akoma gjallë.

“Lidhja e 1878-tës vazhdon të na mbajë akoma gjallë, vigjilent e të vetëdijshëm mbi peshën e vlerave kombëtare që përfaqësojmë,ndaj titulli që pranova sot është përgjegjësi akoma më e madhe për mua që të vazhdoj me bashkëveprimtarë veprimin në shërbim të amaneteve të Lidhjes. Të rrojë përjetë kombi ynë!”, shtoi Ahmeti./21Media

Back to top button