Ali Ahmeti: Talat Xhaferi po bëhet zot shtëpie në Maqedoni të Veriut, kjo falë Marrëveshjes së Ohrit

“Mua më mohohej gjuha e nënës, kurse babit tim punësimi. Ai iku në shkretëtiren e Saharasë…”

Kështu lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka treguar se ishin shqiptarët që ishin qiraxhinj në Maqedoninë e Veriut, edhe jo që bëhen maqedonasit me zgjedhjen e Talat Xhaferit si kryeministër i parë shqiptar.
Këtë deklaratë Ahmeti e tha si kundërpërgjigje ndaj deputetëve të Antonio Milloshoskit dhe Pavlle Trajanovit.

“Po ju flas si një njeri që ka përjetuar vuajtje, tortura nga sistemi”, tha Ahmeti më tej, transmeton TV21.
Ka përmdendur rastin e Kërçovës.

“I nderuara Antonio kur është Kërçova ime dhe juaj më mirë, atëherë kur unë isha qiraxhi apo tani kur ne jemi zot shtëpi. Gjimnazi funksionin për mrekulli. Asnjë zënkë mes nxënësve. Pa përplasje, pa diferencime, por e menaxhueshme bashkërisht, shqiptarë dhe maqedonas” që meanxhojnë me këtë komunë”, tha Ahmeti më tej.
Ahmeti shtoi se ishte pikërisht Marrëveshja e Ohrit që bëri ndryshimin, dhe sot “Talat Xhaferi iu dha mundësia që ai të jetë zot shtëpie dhe dalëzot”.

“Fituan turqit, vllahët, romët, serbët, kisha evangjeliste, kisha hebraike… të gjithë fituan me Marrëveshjen e Ohrit dhe kjo marrëveshje ne na ka bë zot dhe dalzotës në shtëpinë tonë”, tha Ahmeti.

“Për fat të keq, deri në 2001 kemi qenë dy anë të kundërta, atëherë ishte më mirë apo sot që jemi të njëjtë?”, u shpreh Ahmeti./TV21

Back to top button