Alim Rama i VV-së ka dhënë dorëheqje nga KQZ-ja

Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosjes, Alim Rama ka dhënë dorëheqje nga KQZ-ja.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar këshilltari për media i Presidentes Vjosa Osmanit, Bekim Kupina, i cili ka bërë të ditur se do të bëhet zëvendësimi i Ramës.
“Presidentja është informuar lidhur me dorëheqjen e z.Alim Rama nga pozita e anëtarit në KQZ. Pas kësaj, Presidentja ka marrë vendim për lirim të tij nga detyra dhe në ditët në vijim, bazuar në afatet ligjore do të bëhet zëvendësimi i anëtarit në KQZ”, ka thënë Kupina./21Media

Back to top button