Aliu akuzon Tahirin se mashtroi me pasaportë

Tahiri e fton edhe atë ta dorëzojë pasaportën

Deputeti i Vetëvendosjes, Liburn Aliu e ka quajtur mashtrim dorëzimin e pasaportave nga deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri.

“Mashtrimi i Kryeministrit me pretendimin se ka kërkuar zvogëlim të pagës së tij, është më skandaloz se mashtrimi i Labit me pasaportë”, ka shkruar Aliu.

Tahiri i është përgjigjur duke thënë se asnjëherë s’ka mashtruar askënd.

“Liburn Aliu, deputeti i parë që ka reagua për mua , e paska quajtur mashtrim punën e pasaportave të mia! Të them të drejtën nuk e di që vetëm njëherë kam mashtruar një fëmijë, të rinjtë apo të moshuarit, në cilën do rrugë që isha , edhe sot ku jam. Liburn, unë politikë me qytetarin nuk di të bëj, por shpresë di të jap”, ka shkruar ai.

Tutje, Tahiri ka thënë se “nëse paskam mashtruar dikën në këtë vend, dil pra edhe ti dhuroi pasaportat , dhe jem në rregull pastaj për mashtrimin! Qudi është me këtë vend, por po vazhdoj të eci me mendjen time ashtu si e do vullneti im për vendin dhe qytetarët e mi”, ka shkruar Tahiri.

Më 4  janar të këtij viti, Labi dorëzoi pasaportën në Agjencinë e Regjistrimit Civil dhe atë diplomatike në Ministrinë e Punëve të Brendshme në shenjë solidarizimi me qytetarët e Kosovës./21Media

Back to top button