“Aliu” bëhet baba për herë të parë

Aktori turk Taner Ölmez i cili në Kosovë u bë i njohur fal rolit të “Aliut” në serialin “Doktori i Mrekullive” është bërë baba për herën e parë.
Taneri dhe bashkëshortja e tij Ece Çeşmioğlu janë bekuar me një vajzë, për të cilën zgjodhën emrin “Zeynep”.
Përmes disa fotografive të publikuara në rrjetet sociale, ata për fansat e tyre kanë publikuar pamje nga takimi i parë me vogëlushen e tyre.

Taneri dhe Eçe janë martuar muajin qershor. Dyshja për këtë ditë patën organizuar një festë madhështore e cila ka bërë bujë të madhe në mediat roze të Turqisë./21Media

Back to top button