Aliu: Drejtoria e Urbanizmit u mashtrua për lejet e lëshuara

Ministri Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu në një konferencë për media, ka folur për rrënimin e një ndërtese të NPB-së për të cilën u tha se ka rrezikuar shëndetin e njerëzve për shkak të azbestit.

Sipas tij punëtorët që kanë qenë duke i kryer punimet kanë qenë fare pa mbrojtje.
“Është rrethuar objekti dhe është ndaluar qasja e personave me të marrë vesh për rrezikun. Pastrimi është kërkuar të bëhet nga ushtria e Kosovës me veshje dhe pajisje të duhura. Pas pastrimit të zonës është normalizuar gjendja dhe mësimi ka filluar prapë. Është kuptuar se është lëshuar leje nga komuna. Gjatë trajtimit të dokumentacionit është vërejtur se leja rrënimit është lëshuar me 6 gusht në bazë të planit të rrënimit. Leja që është lëshuar, është lëshuar duke mos e ditur se ka sallonit. Në një farë mënyrë është mashtruar drejtoria e urbanizmit të Komunë së Prishtinës. Leja ndërtimore është lëshuar më 16 gusht të këtij viti. Poseduesi i kësaj leje është NPB-ja. Ne kemi kërkuar nga kompania ekzistuese që ka kryer rrënimin, na ka dalë që ekziston kompani tjetër. Meqenëse një kompani private është hisedar si palë i bie që te leja ndërtimore të figurojë edhe hisedari.
Ai ka thënë se leja mjedisore është lëshuar me një mënyrë duke mos e pas një elaborat të plotë./21Media
Back to top button