Përdori ngjyrë flokësh për t’i lyer vetullat, 16 vjeçarja rrezikoi të verbohej

Tylag Durie një adoleshente nga Australia kishte dashur të eksperimentojë në dukjen e saj.
16 vjeçarja kishte dashur t’i bëjë vetullat më të errëta dhe me këtë rast kishte përdorur ngjyrë flokësh për t’i lyer ato duke i neglizhuar kështu udhëzimet e produktit.
Por ajo që nuk e kishte ditur ishte kundër reaksioni që një kemikat i tillë mund ta ketë në lëkurën e njeriut. Lëkura e vajzës ishte irrituar aq shumë sa që kishte ndikuar edhe sy. Edhe pse kishte shkuar menjëherë në spital, sytë e saj kishin ngelur me djegie të tmerrshme.
Sipas Durie, ajo kishte pasur fat pasi që një reaksion i tillë mund ta kishte lënë të verbëruar për tërë jetën.
Ndërsa tani ajo nuk guxon të përdorë më ngjyrë flokësh pasi që pika më e vogël do i shkaktonte verbërim permanent.

Back to top button