Aliu: Ferizaj synon ta fuqizojë sportin e xhudos nisur me ndërtimin e Pallatit të Sporteve Luftarake

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu ka pritur në takim kampionet botërore të xhudos, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova e Distria Krasniqi, bashkë me trajnerin e tyre Driton Kuka dhe drejtuesit e Klubit të Xhudos në Ferizaj, ku ka thënë se Ferizaj tashmë ka synimet e qarta që ta fuqizojë sportin e xhudos, nisur me ndërtimin e Pallatit të Sporteve Luftarake.
Aliu ka shkruar në Facebook se Majlinda, Nora e Distria, nuk mjafton të themi se janë vetëm krenaria jonë, ato janë identiteti ynë sportiv.
”Jo Kosova, as vetëm bota shqiptare, por e gjithë bota i njeh. Janë kampionet botërore të xhudos, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova e Distria Krasniqi, bashkë me trajnerin e tyre po kaq të suksesshëm Driton Kuka dhe drejtuesit e Klubit të Xhudos në Ferizaj, mysafirët e mi e të Ferizajt sot. Bisedë e këndshme, përplot krenari për suksesin e tyre, suksesin e Kosovës, që bëjnë shembullin e tyre, shembull të rinisë së Kosovës, plot energji e pasion”, ka shkruar Aliu në ”Facebook”./21Media

Back to top button