Aliu i VV-së tregon planin për sportin, premton trefishim të fondit

Kandidati nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, për kryetar të komunës së Shtimes, Qemajl Aliu në debatin për zgjedhjet lokale në RTV21, ka treguar planet e VV-së për sportin.
“Ne në planin tonë kemi plan të mirëfilltë për sportin. Do ta trefishojmë fondin, që në vitin e parë do japim 100.000 euro, me tendencë rritje”, tha Aliu.

Në Shtime në balotazh garojnë Qemajl Aliu i LVV-së me 45.29 për qind të votave dhe Naim Ismajli i PDK-së me 44.54 për qind të votave./21Media

Back to top button