​Aliu: Kemi paguar 120 milionë euro shpronësime të mbetura borxh

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka përmendur disa nga projektet më kryesore për infrastrukturën e vendit.

Ai në një konferencë për media sot tha se gjatë 2024-së do të përmbyllet projekti i autostradës Prishtinë-Gjilan dhe rruga Dollc-Gjakovë.

Aliu ka theksuar se shumë projekte rrugore është dashur që të tenderohen nga fillimi.

Aliu tha se sfidë kryesore kanë pasur borxhet e mbetura. Ai tha se mbi 120 milionë euro kanë paguar vetëm shpronësime të mbetura.

“Projektet kryesore që i kemi pasur, pengesa për shkak të shpronësimeve, rreziqet nga penallti e shumta, qoftë me fonde të huaja apo me kredi, kemi arritur që mbi 120 milionë euro pagesa të realizojmë brenda tri vjetësh të shkuara dhe presim që me 20 milionë të tjera të zvogëlojmë dukshëm mbetjen e borxhit për vitet në vijim”, tha Aliu.

Aliu theksoi se do të fillojnë qendrat e riciklimit si dhe prioritet për këtë vit do të jetë edhe hapja e korridoreve ajrore me Malin e Zi.  Ai tha se me hapjen e korridoreve ajrore qytetarët do të kenë shpenzime të vogla dhe kohë në lëvizjen  tyre.

Krahas kësaj, ministri Aliu foli edhe për raportimet për shkëmbim të pronave komunale në Prishtinë me prona në Badoc, ku nënvizoi se pa interes publik të qartë nuk mund të ketë shpronësime e as këmbim të pronave.

Back to top button