Aliu: Lajm i jashtëzakonshëm fillimi i ndërtimit të rrugëve që bashkojnë Kosovën dhe Shqipërinë

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu e ka quajtur lajm të jashtëzakonshëm fillimin e ndërtimit të rrugëve që ndërlidhin dhe bashkojnë fshatrat e Kosovës dhe Shqipërisë.

Aliu ka bërë të ditur se gjatësia e kësaj rrugë përfshinë 6.3 km me një investim prej më shumë se 2.3 milionë euro.

“Filluan punimet për ndërtimin e rrugëve që ndërlidhin e bashkojnë fshatrat e Kosovës dhe Shqipërisë. Sot, shënuam fillimin e punimeve për rehabilitimin dhe zgjerimin e Rrugëve Ndërkufitare, që ndërlidhin fshatrat Kërstec-Pakishtë-Zapod, konform marrëveshjës së bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri. Kjo rrugë me gjatësi prej 6.3 km dhe me një investim prej më shumë se 2.3 milionë euro, do të sjell zhvillim ekonomik, e njëherit do të hapë perspektivën e turizmit malor, që do të shërbejë si portë hyrëse për të gjithë shqiptarët kudo që janë, për të eksploruar bukuritë natyrore të kësaj zone”, ka shkruar Aliu./21Media

Back to top button