Aliu: Nuk di që ka teatër në gjendje më të keqe se sa Teatri Kombëtar

Teatri Kombëtar i Kosovës nga 1 korriku do të mbyllet për t’iu nënshtruar një procesi të rinovimit.
Tashmë një kohë të gjatë, Teatri ka qenë duke u përballur me probleme të shumta, gjëra të cilat kanë pamundësuar funksionimin normal të teatrit.
Këtë e pohoi edhe Shkurte Aliu në programin e mëngjesit “Për Ditë të Mbarë” të RTV21.
“Nuk di që ka teatër që është në gjendje më të keqe se Teatri Kombëtar”, u shpreh Aliu.
“Sa më përket mua, unë e kisha mbyll para pesë vjet atë teatër, s’ka pasë mundësi me u mbajt shfaqje aty”, vazhdoi Aliu./21Media

Back to top button