Aliu për vrasjen në Ferizaj: Presim dëenim meritor për dorasin

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka reaguar pas rastit në këtë komunë, ku mbeti e vrarë një grua.

Në llogarinë e tij në Facebook, ai tha se janë të tronditur nga ky lajm, teksa ka treguar se i plagosuri është vëllai i viktimës.

“Të tronditur thellë, morëm lajmin se pak minuta më parë, një bashkëqytetare e jonë është qëlluar për vdekje nga ish bashkëshorti i saj derisa dorasi ka plagosur edhe vëllain e viktimës. Viktima dhe dorasi po merrnin shërbime pranë Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj, derisa dorasi ka shtënë mbi viktimën dhe vëllain e saj si dhe ka kërcënuar me armë edhe punonjësen e këtij institucioni”, shkroi ai në “Facebook”.

“Viktima dhe dorasi po merrnin shërbime pranë Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj, derisa dorasi ka shtënë mbi viktimën dhe vëllain e saj si dhe ka kërcënuar me armë edhe punonjësen e këtij institucioni. Dorasi është arrestuar nga Policia e Kosovës në Ferizaj, ku me këtë rast i përgëzojmë për efikasitetin e lartë, njëlloj edhe ekipet shëndetësore për reagimin e shpejt e professional”, tha ai.

Aliu gjithashtu bëri thirrje për institucionet e drejtësisë që t’i japin dënimin e merituar dorasit.

Back to top button