Haxhiu kërkon dënim maksimal për vrasjen në Ferizaj: Gratë ende nuk janë të sigurta

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu reagoi pasi një grua u vra në Qendrën Sociale në Ferizaj.

Ajo u shpreh e tronditur nga ky lajm, duke e e quajtur këtë krim të rëndë, i cili siç tha Haxhiu duhet të marrë dënim maksimal.

“Pavarësisht përpjekjes sonë të përditshme, angazhimit tonë të vazhdueshëm, gratë ende nuk janë të sigurta. Raste si këto na obligojnë që të vazhdojmë punën dhe angazhimin në adresimin e fenomeneve si dhuna me bazë gjinore dhe femicidi. Të gjitha institucionet përgjegjëse duhet të jenë të pakompromisë në adresimin e këtyre rasteve.”, shkroi Haxhiu në Facebook.

Ajo tha se janë në komunikim me institucionet përgjegjëse që të kuptojmë të gjitha rrethanat dhe të ndërmarrim veprimet sipas kompetencës.

“Në këto momente të vështira jemi me familjen dhe të afërmit e të ndjerës dhe shprehim ngushëllimet më të sinqerta!”, tha ministrja Haxhiu./21Media

Back to top button